Shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas, do të vizitojë Tiranën më 8 prill. Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian është zbardhur edhe axhenda e zyrtares së lartë evropiane.

Fillimisht Kaja Kallas do të zhvillojë nje takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve.

Mësohet se pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: