Që nga dita e mërkurë dhe në vijim spitali i Sanatoriumit konsiderohet i rikthyer plotësisht në identitet, duke hapur dyert për të sëmurët e parë me sëmundje të mushkërive.

Burime për “News24” dhe “BalkanWeb” bëjnë me dije se 14 ditë pas mbylljes si spital Covid-2, Sanatoriumi ka pritur 15 pacientët e parë me sëmundshmëri të ndryshme të pulmonit, të cilët janë shtruar në spitalin e boshatisur prej dy javësh.

Ndërkohë, klinika pneumologjike e transferuar në QSUT që prej nisjes së pandemisë do të vijojë të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit qershor në ambientet e ish spitalit Covid-3.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb