Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS, kur sulmoi drejtësinë dhe tha se sistemi gjyqësor “po gjymton pavarësinë e dy pushteteve të tjera”.
Shehaj thekson se kryeministri Edi Rama nuk e ka mendjen tek problemet e vërteta të shqiptarëve, siç është bllokimi prej mëse një jave i qarkullimit të 1/3 së shqiptarëve të Jug-Lindjes së vendit.
Ndërkohë që qytetarët që kanë probleme dhe duan të vijnë në Tiranë nga Korça apo Librazhdi e anasjelltas, nuk kanë ende një datë se kur do të hapet rruga, Shehaj thekson se Rama po mbron zv.kryeministren Balluku nga arrestimi që kërkon SPAK dhe sulmon drejtësinë.
“Edi Rama nuk e ka mendjen tek problemet e shqiptarëve. Ka mbledhur grupin parlamentar me një çështje të vetme: Si të shpëtojmë Belinda Ballukun? 1/3 e Shqipërisë është e bllokuar, nuk vjen dot në Tiranë, nuk gjen dot informacionet mbi kur do hapet rruga, por ama gjen argumentet e Edi Ramës të sotshme se pse Belinda Balluku nuk duhet të arrestohet nga SPAK-u”, thekson Shehaj.
Deklarata:
Nëse je një banor i Korçës, i Pogradecit, apo i Librazhdit dhe ke nevojë të vish në Tiranë për një problem shëndetësor, ndez televizionet dhe shikon se çfarë po thonë në lidhje me hapjen e rrugës se nuk ka akoma një datë.
Dhe çfarë zbulon kur ndez televizorin?
Shikon: “Gjyqësori, ndërhyrje gjymtuese në pushtetin legjislativ”.
Edi Rama nuk e ka mendjen tek problemet e shqiptarëve.
Ka mbledhur grupin parlamentar me një çështje të vetme: Si të shpëtojmë Belinda Ballukun? 1/3 e Shqipërisë është e bllokuar, nuk vjen dot në Tiranë, nuk gjen dot informacionet mbi kur do hapet rruga, por ama gjen argumentet e Edi Ramës të sotshme se pse Belinda Balluku nuk duhet të arrestohet nga SPAK-u.
