Tirana barazoi 2-2 me Kastriotin, por triumfi 4-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kualifikon bardheblutë. Pas sfidës foli trajneri i ekipit nga kryeqyteti, Orges Shehi.

“RROTACIONI- Ne vinim sot mbas një ndeshje të parë me rezultat të mirë. Kjo na jepte mundësinë ta fillonim me ndryshime në formacion, për mos ti dhënë pa pushim minuta, për të qenë të gatshme për të shtunën. Kur shkoi rezultati 2-0 hodhëm 4 lojtarë nga akademia. Iu duhen akoma punë, janë djem të rinj. Janë lojtarë që premtojnë. Abazajn e futëm për të marrë minuta loje, për shkak se mungon prej 2 muajsh.

ISENI- Mbas ikjes së Gecit në atë pozicion kemi mbetur vetëm me Përgjonin. Nuk patëm mundësi të gjenim lojtarë. Edhe nga akademia nuk kishte lojtarë që mund t’i afronim për atë rol. Improvizuam Isenin, është qendërmbrojtës me këmbën e majtë. Po bën mirë, është lojtar që e vlerësoj shumë, përpos anës teknike. Stërvitet gjithmonë me 100 % e vetë. Është lojtar me karakter të mirë sportiv. Është një alternativë, shpresoj të përmirësohet gjithmonë edhe pse është hera e parë që po luan në atë pozicion, më surprizoi për mirë.

MUNGESA E PËRGJONIT DHE ALEKSIT- Kanë pasur probleme fizike. Sot paradite dolën në stërvitje me Kostën. Nuk ishin fare në organikë. Shpresoj që të jenë të gatshëm. Nuk mund t’i rrezikonim, dhe donim t’i riaftësonim. Janë pjesë e rëndësishme.

ABAZAJ- Vjen pas dëmtimit. Edhe stërvitje shumë pak ditë është futur me ngarkesën. Ka pasur ngjyrën e tretë, duke qenë xhol. Ndaj Laçit rrezikuam pak, duhet t’i japim minuta avash avash. Pas pauzës për shkak të Kombëtares, mund të jetë më i plotë. Minutat e lojës merren me lojë dhe me ndeshje zyrtare”, përfundoi Shehi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: