Orges Shehi, trajneri i Partizanit doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Vllazninë.

A fillon nesër për Partizanin lufta për vendin e dytë –

O.Shehi: Patjëtër që është një ndeshje përballë një rivali direkt , duke parë që distanca është vetëm 3 pikë. Kërkojmë të bëjmë maksimumin kjo pasi edhe pak ndeshje kanë mbetur pëër tu luajtur. Kjo periudhë përkon edhe me përballje direkte të ekipeve rivale. Mendoj që ndaj Vllaznisë është një ndeshje e rëndësishme por jo vendimtare që mund të ta fus në trysni.

Si e prisni Vllazninë –

O.Shehi: E përmenda edhe më parë , Vllaznia është rivali ynë direkt , jo vetëm për shkak të pozitave , por edhe pëër vetë emrat qqë kanë këto dy ekipe. Eshtë një përballje midis dy pretendenëve dhe shpresojmë që ne të japim më të mirën dhe të gabojmë sa më pak sepse në futboll dihet që në shumicën e rasteve fiton ai që gabon më pak.

Kontigjenti skuadrës për ndeshjen me Vllazninë –

O.Shehi: Gjendja nuk është optimale. Mehmeti ende nuk është rekuperuar pas atij dëmtimi i cili e ka lënë jasht prej gati 4 javësh. Na është shtuar Cara i cili për efekt kartonësh i skualifkuar nuk do të jetë i gatshëm. Hadroj nuk e ka kaluar akoma shqetësimin që kishte në Laç. Këto janë pra mungesat që do të kemi për nesër.

Sa mendoni se do tju ndihmoj tifozeria për faktin që do të luani në stadiumin “Air Albania” –

O.Shehi: Si “Arena e Demave” ashtu edhe “Air Albania” janë të dy stadium të kryeqytetit. Nuk besoj se përbën problem ndryshimi vendit ku luhet në kryeqytet. Ne nga tifozët nuk kemi se çfarë të kërkojmë, pasi realisht ata e kanë bërë pjesën e vet dhe ne i jemi borxhlinj që mund të bënim akoma më mirë. Gjej rastin ti falënderoj për mbështetjen që i japin klubit si në momentë të mira ashtu edhe në momente të vështira. Mendoj që është një fazë e rëndësishme por jo determinante sepse dihet që ky kampionat nuk është si gjithë të tjerët është një kampionat që vendoset në maj për titullin kampion. Sigurisht qqë gjatë kësaj periudhe ne kërkojmë të bëjmë më mirë dhe të renditemi më lart. Jam i sigurtë që prezenca e tifozëve do të jetë dhe do të na ndihmoj shumë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb