Deputeti demokrat Tritan Shehu tha se në regjime nuk ka drejtësi të pavarur.

“Grusht të vërtetë shteti kundër demokracisë është ajo që po ndodh me Sali Berishën”, u shpreh Tritan Shehu, në fjalën e mbajtur në Kuvend, gjatë seancës ku pritet të votohet projekt-rezoluta e PS-së për luftën ndaj korrupsionit.  Ai tha se Berisha është një i burgosur politik, ndërsa Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s që mban të burgosur liderin e opozitës.

Shehu theksoi se Shqipëria është larg BE-së sepse regjimi i Edi Ramës ka shkelur të drejtat universale, janë shkelur të drejtat e njeriut, po mbahet në burg lideri i opozitës, pa asnjë provë e fakt.

“Sali Berisha po mbahet i burgosur, njëlloj sikundër Putini në Rusi burgos kundërshtarët e tij politikë”, tha Shehu, duke bërë një paralelizëm ndaj rastit të ish-Kryeministrit në Shqipëri dhe Navalny, liderit të opozitës ruse, që humbi jetën në rrethana misterioze në burgun ku mbahej i burgosur.

Shehu tha se në regjime nuk mund të pretendohet se ka drejtësi, duke e cilësuar këtë si një shkak madhor pse Shqipëria është larguar edhe më shumë nga Bashkimi Europian, ku kërkon të integrohet.

“Vota ime kundër Rezolutës së hipokrizisë!

Kundër kësaj rezolutë imorale, që demostron hipokrizinë e maxhorancës.

Qe e paraqisni sot për ta përdorur si “gjethe fiku” ndaj bëmave të Ramës e regjimit.

Për të makiazhauar realitetin e shëmtuar tonë, përballë publikut e partnerëve ndërkombëtare.

Kjo është rezolute anti integrim, se mashtron!

Kërkon të fshehë të vërtetën tragjike, burgosjen politike të Sali Berishës, që u krye për të goditur:

—Luftën reale kundër korupsionit.

—Cështjet kombëtare.

—Të drejtat universale të qytetarëve.

—Të drejtës për votë të lirë.

—Integrimin tonë europian.

Duke shkatërruar shtetin ligjor, keq përdorur në extrem këtë “drejtësi””, shprehet Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb