Me një buxhet pa limit, Newcastle pritet të trazojë merkaton e verës. Sheikët e “qymyrxhinjve” dëshirojnë të kthejnë klubin në majën e Premier League për këtë arsye pritet të jenë një nga skuadrat më aktive në merkato. Sipas mediave spanjolle, Newcastle ka projektuar dy goditje, të dyja nga radhët e Barcelonës.

Dembelee
Dembelee

Ousmane Dembele, sulmuesi francez, është vendosur në listën e dëshirave, një lojtarë që nuk arriti kurrë të përshtatej si duhet në “Camp Nou”, pavarësisht se pritshmëritë ishin shumë të larta. Për Dembele, Newcatle ka gati 15 milionë euro në sezon, plus 15 milionë euro të tjera shpërblim në momentin që do të hedh firmën. Jo vetëm Dembele, edhe Coutinho mund të përfundojë tek Newcastle, fantazisti brazilian ka shprehur pëlqimin e tij për një rikthim të mundshëm në Premier League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb