Të paktën 10 persona dyshohen të jenë nën rrënoja pas shembjes së dy ndërtesave në Marsejë të Francës dhe 6 të terë janë plagosur.

Shembja shkaktoi një zjarr që ndërlikoi përpjekjet e shpëtimit. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, tha se autoritetet vlerësuan se ishin nga katër deri në 10 persona nën rrënoja. Deri më tani nuk është bërë ende e ditur shkaku i shembës së ndërtesave.

Gjashtë persona kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar për në spital, ku po marrin ndihmë mjekësor. Po ashtu është shembur një ndërtesë e tretë, nga ku janë evakuuar banorët e zonës përreth. Ndërtesat që u shembën në Rue de Tivoli nuk dihej se kishin ndonjë problem strukturor, tha Darmanin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb