17 persona kanë humbur jetën të martën nga shembja e një guroreje në verilindje të Indisë, thanë zyrtarët.

Gurorja u shemb si pasojë e shirave të mëdha, sipas zyrtarëve.

Rahul Alwal, zyrtar i lartë policor, tha se ekipet e shpëtimit i kanë nxjerrë trupat e të vdekurve nga gurorja në Melthum, rreth 6 kilometra nga larg Aizwalit, kryeqytetit të shtetit Mizoram. Dy punëtorë u nxorën të gjallë, ndërsa 12 të tjerë janë zhdukur, shtoi ai. Alwal theksoi se janë duke u bërë përpjekje për të arritur te punëtorët e ngecur dhe për gjetur më shumë të mbijetuar.

Mizorami ka shumë gurore, nga ku nxirren gurë për ndërtimin e rrugëve dhe për ndërtime të tjera. Megjithatë, shumë kompani nxjerrin gurë pa marrë pëlqimin e kërkuar mjedisor. Vitin e kaluar, shtatë punëtorë u vdiqën në qytezën Mamit nga shembja e një guroreje. Më 2022, 12 punëtorë humbën jetën në një incident të ngjashëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: