Një masiv i madh shkëmbor është shembur këtë të shtunë në aksin nacional Burrel–Klos, në vendin e njohur si “Shkëmbi i Kuq”, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbinjve, lëvizja e mjeteve po zhvillohet vetëm në një korsi dhe me kujdes të shtuar.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po monitorojnë trafikun dhe po drejtojnë qarkullimin për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve.

Drejtuesit që udhëtojnë në këtë segment rrugor këshillohen të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb