MIAMI – Vila ngjyrë rozë e lordit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, në plazhin e Miamit, në Florida, është shembur totalisht nga pronari i saj i ri.
Shtëpia u sekuestrua nga qeveria amerikane në vitin 1987, ndërsa pronari aktual ka paguar plot 10 milionë dollarë për ta blerë këtë vilë në vitin 2014.
Tashmë pronari i ri e shembi vilën e Pablo Escobar, për të ndërtuar një tjetër vilë luksoze.
Lordi kolumbian i drogës, Pablo Escobar u qëllua për vdekje nga policia kolumbiane në vitin 1993.
(er.nu/BalkanWeb)
