Në një kohë kur gjatë muajit shkurt 2026 disa akse rrugore në vend u dëmtuan rëndë nga rrëshqitjet dhe shembjet, duke nxjerrë në pah problematikat e infrastrukturës, ka reaguar drejtuesi i Departamentit të Infrastrukturës, Besnik Dervishi.
Në zbardhjen e tij për situatën në segmentin Kuç–Qeparo, ai ka dhënë sqarime mbi shkaqet dhe masat e marra, ndërsa kritikët e lidhin degradimin e rrugëve me atë që e cilësojnë si model qeverisjeje të dështuar dhe të korruptuar të kryeministrit Edi Rama, që sipas tyre ka prodhuar investime pa standarde dhe pa qëndrueshmëri afatgjatë.
“Jemi në afërsi të fshatit Qeparo në segmentin Kuç – Qeparo pjesë e rrugës së Lumit të Vlorës ku shikojmë që është dëmtuar në një gjatësi të konsiderueshme prej 100 metrash trupi i rrugës duke shkaktuar dëmtim dhe shkarje të konsiderueshme të saj. Përveç kësaj nuk shohim masa të marra nga autoritetet përkatëse për disiplinimin e lëvizjes me sinkalistikë përveç disa birilave që tregon se këtu ma shëmbje, këto më shumë i konfuzojnë drejtuesit e mjeteve se sa i ndihmojnë ato”, tha Dervishi nga inspektimi ne terren.
