Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama për shembjen e pallateve tek Myslym Keta.

Në një status në “Facebook”, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një bandë. Në prag festash shprehur kreu i PD duhet të dëshpëronin 90 familje.

Statusi:

Edi Rama dhe Erion Velia janë një bandë, që fitimi i ka çnjerëzuar gjerë në kockë! Duhej patjetër t’i dëshpëronin dhe mjeronin për festat e fundvitit 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra. Akt i shëmtuar. sb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb