Ka shkuar në 78 numri i viktimave nga pallati 12-katësh i shembur në Miami të Floridas.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat thonë, se janë gjetur edhe 14 trupa të pajetë nën rrënoja.

Në Miami kanë shkuar edhe trupa shtesë, për të përshpejtuar kërkimet dhe për të gjetur personat e zhdukur.

Këto tre javë, kërkimet kanë qenë intensive, ndërsa në kërkime, janë angazhuar qindra forca dhe mjete.

Kujtojmë se pallati u shemb në orët e para pas mesnatës së 24 qershorit. Shkaku i saktë i shembjes ende nuk dihet, ndërsa pallati, kishte paraqitur probleme që në vitin 2018.

Asokohe, ekspertët kishin përpiluar një raport, ku thuhej se pallati kishte dëmtime të shumta në zonën e parkingut, si plasaritje muresh, tavanesh dhe kolonash mbajtëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb