Ish-kreu i Dhomës së Tregtisë Amerikane, Mark Crawford, në studion e Panorama TV ka komentuar shembjen e “Prestige Resort”, teksa shprehur habi për qëndrimin e qeverisë amerikane.

Crawford tha se e kishte ndjekur me interes ngjarjen nga mediat, pasi kushte njohuri për “Prestige Resort”, pasi qeveria amerikane vendosi ta caktojë në atë hotel refugjatë afganë.

Ai tha se nëse ‘Prestige Resort’ s’do ishte në rregull me letrat, atëherë refugjatët nuk duhet të ishin strehuar aty. Crawford theksoi se shembja dhe konfiskimi i ‘Prestige Resort është përmendur në raportin e DASH si hakmarrje. Ndërkohë që ai tha se për ngjarje të tilla, drejtësi mund të gjendet vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit.

Besoj që ishte përmendur në një raport të Qeverisë Amerikane që diçka nuk duket e pabarabarte para ligjit. Nëse ishte një hotel që s’duhet të ishte ndërtuar atje, atëherë ok, refugjatët e Afganistanit nuk duhet të kishin shkuar atje me të drejtë. Por nëse është diçka që duhet si një hakmarrje siç është përmendur në raportin e DASH, për këtë arsye ekziston Arbitrazhi”- thekson  Mark Crawford.

Duke folur për situatën e gjyqësorit në Shqipëri, Mark Craëford tha se asnjë investitor i huaj apo dhe shqiptar nuk fiton dot në vendin tonë nëse ka kundër qeverinë.

“Mendoni se ndonjë person në Shqipëri apo ndonjë i huaj do fitojë në ndonjë gjykatë këtu nëse ka ndonjë çështje që është hakmarrja kundër qeverisë? Jo! Normalisht është vështirë për të patur një drejtësi që është e drejtpërdrejtë”, tha Mark Craëford.

Pyetje: Dua të marrë një mendim nga ana juaj si është për një qytetar amerikan të ndërmarrë akte, siç ishte shembja e Prestige Resort?

Ish-kreu i Dhomës së Tregtisë Amerikane, Mark Crawford: Unë e pash atë thjeshtë në lajm. Unë e kam parë sepse qeveria amerikane ishte lidhur me lokacion sepse  aty u vendosen siç refugjatë nga Afganistani atje. Ishte interesant kur ne si NATO apo si qeveri Amerikane kishim nevojë për  diçka ai ishte Ok, por pastaj pasi kishte ikur ajo krizë, vendosen që nuk ishte ok.

Besoj që ishte përmendur në një raport të qeverisë amerikane që diçka nuk duket e pabarabarte para ligjit.

Nëse ishte një hotel që s’duhet të ishte ndërtuar atje, atëherë ok, refugjatët e Afganistanit nuk duhet të kishin shkuar atje me të drejtë. Por nëse është diçka që duhet si një hakmarrje siç është përmendur në raportin e DASH, për këtë arsye ekziston Arbitrazhi.

Mendoni se ndonjë person në Shqipëri apo ndonjë i huaj do fitojë në ndonjë gjykatë këtu nëse ka ndonjë çështje që është hakmarrja kundër qeverisë? Jo!  Normalisht është vështirë për të pasur një drejtësi që është e drejtpërdrejtë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb