Disa fshatra në Librazhd kanë mbetur pa energji elektrike. Mësohet se shtylla e tensionit të lartë do të çmontohet nga OST, pas shembjeve të dherave në Dragostunjë.

Energjia elektrike do të mungojë deri në orën 17:00. Pa energji kanë mbetur fshatrat, Ferrë, Frarë dhe Hotolisht, Gurëkuqe.

“Ju njoftojmë se, në kuadër të punimeve për demontimin e shtyllës Nr.15, në linjën 110kV L110-16/3a Librazhd – HEC Egnatia,  në datën 23 shkurt 2026, nga ora 10:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F3 Hotolisht të Nënstacionit Librazhd si dhe Linja 35kV e HEC-it Dragostunjë. Si rrjedhojë, gjatë këtij intervali kohor do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin Librazhd: Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe, HEC-i Xhyrë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb