E ardhmja e Ernest Muçi mbetet ende e paqartë në Turqi. Trabzonspor nuk ka shfrytëzuar ende opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të tij, edhe pse një vendim pritet së shpejti.

Ndërkohë, situata po ndiqet me vëmendje nga Beşiktaş, klub që zotëron kartonin e lojtarit. Sipas mediave turke, drejtuesit e Beshiktashit po shqyrtojnë çdo skenar të mundshëm për të ardhmen e futbollistit shqiptar.

“Nëse opsionet për Muçin nuk shfrytëzohen, ai mund të rikthehet dhe të merret sërish në konsideratë për skuadrën,” raportohet nga mediat turke.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, zërat e merkatos sugjeronin se lojtari nuk bënte pjesë në planet e ekipit, duke treguar edhe njëherë luhatjet e tregut në Turqi.

Aktualisht, Ernest Muçi nuk ka qenë aktiv në fushë për rreth një muaj me Trabzonsporin, për shkak të një dëmtimi të pësuar pas rikthimit nga Kombëtarja. Megjithatë, rikuperimi i tij i plotë pritet në ditët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: