Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se jeta e presidentit Aleksandër Vuçiç është në rrezik, deklaratë kjo që përsëritet herë pas here.

Sipas saj  presidenti është i rrezikuar nga kartelet të drogës në Mal të Zi.

Brnabiç tha për televizionin Happy se ekziston rreziku për jetën e tij sepse “Aleksandër Vuçiç është pengesa e vetme për atë mafja”.

“Kërcënimi për jetën e Aleksandër Vuçiçit ekziston për sa kohë që Radoje Zvicer është i lirë”, tha Brnabiç.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: