Shenjtërimi i Nënë Terezës u përkujtua nga kreu i PD, Sali Berisha.
Ai vlerësoi figurën e saj si një simbol frymëzimi për gjithë njerëzimin. Sipas Berishës, Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar dhe përfaqëson virtytet më të larta njerëzore.
Me sakrificën dhe dashurinë për të varfrit, ajo u bë shembull universal humanizmi. Shenjtërimi i saj mbetet një moment krenarie për kombin shqiptar.
Kreu i PD Sali Berisha: Shën Tereza u bë një hyjni për çdo individ. Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar dhe çdo njeriu rtë qytetarëuar mbi tokë, me sakrificën dhe veprimtarinë e saj. Ajo sot është frymëzim për vyrtytet më të larta të njeriut.
Pjesë nga fjala e kreut demokrat Sali Berisha:
Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Shën Terezës, nobelistes shqiptare, e cila me virtytet më të larta shpirtërore, ia doli të pushtojë mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve.
Të shenjtërohet për së gjalli.
Të bëhet një hyjni, aq sa është nëna për çdo individ.
Shën Tereza, apo Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, por i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë me sakrificën dhe veprimtarinë e saj.
Ajo sot është frymëzim për virtytet më të larta të njeriut.
(Balkanweb)
