Në një lidhje të drejtërdrejtë në News24 ishte i ftuar zëdhënësi i kishës katolike Dom Mark Pashkja i cili diskutoi për 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Ai tha se figura e Nënë Terezës është universale për veprën e saj. Dom Mark Pashkja e cilësoi figurën e Nënë Teresës si përbashkuese ndërsa shtoi se ditën e sotme do të rea;izohen disa aktivitete dhe mesha në nder të saj.

“Figura e Nënë Teresës është një figurë universale për veprën e saj. Kjo festë dhe kjo ditë festohet në të gjithë botën. Nënë Teresa ishte një figurë përbashkuese.
Edhe në Kosovë është ngritur edhe një kult për nder të saj. Ditën e sotme do të realizohen disa aktivitete edhe mesha për shenjtërimin e Nënë Terezës. Motrat e Nënë Teresës janë të shpërndara në të gjithë botën”, theksoi Dom Mark Pashkja

Gjatë fjalës së tij ai shtoi se Nënë Tereza përfaqësonte dashurinë pa kushte dhe se vlera e saj gjithmonë ka qënë e vlerësimi i njerëzve pavarësisht statusit të tyre.

“Nënë Teresa përfaqesonte dashurinë pa kushte. Ajo ka ndihmuar edhe shumë shtresa të varfëra të cilët jetojnë nëpër botë. Nënë Tereza është bërë e madhe duke u bazuar tek vlerat e mëdhaja të saj dhe një prej tyre ishte  barazia që ajo kishte kundrejt njerëzve. Të gjithë jemi dakord për madhështinë e veprës së Nënë Terezës. Shoqëria shqiptare duhet ta përqafojë këtë gjë. Neve na mungon edhe njohja e atyre individëve të cilët japin vlera për vendin tonë.”, përfundoi ai

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb