Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar sot 9 vjetorin e shenjtërimit të Nënën Terezës.
Në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook të Metës, shkruhet se Nënë Tereza është simbol i nënës së dhembshur shqiptare, humanizmit dhe dashurisë universal.
Ai ka kujtuar një shprehje të shenjtores shqiptare, “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, duke shtuar se duhet të frymëzohemi prej shembullit të saj.
Postimi i plotë:
Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, simbolit të nënës së dhembshur shqiptare, të humanizmit dhe dashurisë universale, të frymëzohemi nga shembulli i Saj për domosdoshmërinë e ndërtimit të një Shqipërie më të drejtë dhe solidare, ku dashuria merr kuptim vetëm kur shndërrohet në vepër dhe shërbim ndaj të tjerëve dhe ku askush të mos mbetet vetëm përballë vuajtjes dhe mungesës së shpresës.
E Shenjta Nënë Terezë, krenaria jonë kombëtare, na mëson se një gjest i vogël mirësie ka fuqinë të ndryshojë jetën dhe botën.
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
