Me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka bërë një dedikim në rrjetet sociale.

Ajo e quan Nënë Terezën nënën e mbarë popullit shqiptar dhe i kërkon bekim për popullin tonë. “Shën Terezë, Nëna jonë, bekoje popullin Tënd!” – shkruan Spiropali në mesazhin e saj.

5 Shtatori është një ditë e veçantë për shqiptarët, duke kujtuar shenjtërimin e humanistes me origjinë shqiptare.

Postimi i kryetares së parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali:

Shën Terezë, Nëna jonë, bekoje popullin Tënd!🙏

#5Shtator #DitaeShenjtërimit

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: