Më 21 shtator shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes, e cila është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme e OKB e ka shpallur këtë datë si dedikim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve të botës.

Tema e sivjetme e përkujtimit është “Partneritet për Paqe- Dinjitet për të gjithë” që ka për qëllim të rrisë vetëdijen tek të gjitha segmentet e shoqërisë, për të bashkëpunuar për zgjerimin e paqes në botë.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ulin armët e tyre dhe të ketë armëpushim në nivel global. Atyre u them ndalni vrasjet dhe shkatërrimet. Krijoni hapësirë për paqe,” – është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon.

Dita ndërkombëtare e paqes edhe këtë herë shënon 61-vjetorin e Kambanës së Paqes e cila çdo vit bie në këtë ditë.
Në vitin 1954 fëmijë nga 60 shtetet i dhuruan OKB-së, monedha, të cilat shërbyen për të krijuar kambanën, e cila bie çdo vit, në këtë nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.(rel)
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: