GREQI

Shënohet viktima e 190-të nga COVID-19 në Greqi, një grua ndërroi jetë në spitalin Alexandroupolis dhe është gruaja e shtatë që ka vdekur brenda kësaj jave.

71- vjeçarja vinte nga Xanthi, një zonë ku koronavirusi shpërtheu së fundmi dhe kishte dhe disa sëmundje shoqëuese.

Greqia ndërkohë ka një numër të ulët të infektuarisht edhe pse viktima po shënohen thuajse çdo ditë. Por ndërkohë përveç masave sanitare Greqia nuk ka ndërmend të kthehet pas në mes të sezonit turistik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb