Arbër Hoxha realizoi golin e vetëm në humbjen 2-1 ndaj Polonisë në gjysmëfinalen e Play Off të Botërorit. Sulmuesi i kombëtares, Hoxha ka bërë një postim në Insta, ku shpreh zhgënjimin e tij.
“Dhamë gjithçka në fushë ,por nuk arritëm objektivin që të gjithë e prisnim, humbje që dhemb shumë.
Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme të të gjithë tifozëve shqiptarë”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social “Instagram”.
