Mesfushori Keidi Bare, një nga lojtarët kyç të Shqipërisë në sfidën ndaj Bjellorusisë ka folur pas ndeshjes për golin dhe fitoren.

Bare thotë se lojtarët patën rënie fizike, por në fund e merituan fitoren. Ai thotë se nga kjo transfertë më e rëndësishmja ishte fitorja, dhe kërkon gëzim për këtë.

Pas ‘festës’, Bare thotë se duhet menduar edhe për Lituaninë në Tiranë, për të marrë 3 pikë të tjera.

 

“Jam shumë i kënaqur pasi ishte shumë e rëndësishme për të marrë 3 pikët. E nisëm me këmbën e parë. Ia dolëm mbanë dhe e merituam fitoren.

Kishim rënie fizike, pasi të gjithë prej nesh nuk kishte luajtur 90 minuta më parë. Megjithatë e rëndësishme është fitorja. Lituania? Tani t’i gëzohemi kësaj fitore, më pas të mendojmë për ndeshjen e radhës.”- tha Bare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb