Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh, shtohet fluksi i mjeteve.
Sipas informacioneve, mësohet se nga rruga e Gramshit janë lejuar të hyjnë drejt juglindjes 2 kamionë që thuhet se janë të OSHEE-së.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se këta të fundit kanë mundur të hapin krahun në anë të rrugës por për shkak të lëvizjes së lartë të mjeteve, është krijuar një ngërç në qarkullim.
Lëvizja e mjeteve po bëhet e ngadalësuar ndërsa në këtë segment sapo ka mbërritur policia e qarkullimit të Korçës për të bërë hapjen totale të rrugës.
