Kreu i shërbimeve të Inteligjencës së Koresë së Jugut njofton se, Papa Françesku mund të vizitojë Korenë e Veriut. Park Jie-won tha se Papa Françesku do të zhvillonte një takim me kryepeshkopin Kim Hee-jung dhe ambasadorin e Vatikanit në Korenë e Jugut, kryepeshkopin Alfred Xuereb, për të diskutuar në lidhje me detajet e vizitës së mundshme.
Në vitin 2018, Kim Jong un i bëri një ftesë Papës për të vizituar Korenë e Veriut. Në atë kohë, Ati i Shenjtë reagoi duke thënë se e kishte marrë në konsideratë një vizitë në Korenë e Veriut nëse do të ndihmonte për paqe.
Nëse vizita do të mbahet, atëherë Papa Françesku do të bëhet Papa i parë që viziton shtetin komunist.
(BalkanWeb)
