Spitali Rajonal Shkodër ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në repartin e Pneumologjisë, i cili u përfshi nga flakët. Spitali bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në shërbimin e Pneumologjisë.

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.

Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa të menjëhershme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: