Një përplasje e përgjakshme ndodhur në një prej rrugëve kryesore në Athinë të Greqisë, me protagonistë dy grupe të dhunshme; grekë dhe shqiptarë.

Pesë persona u bënë pjesë e konfliktit dhe më pas përleshjes me sende të forta dhe thika mbrëmjen vonë të së martës në sheshin Hymettus.

Sipas informacioneve policore paraprake, gjithçka ndodhi kur personat e përfshirë filluan të grindeshin jashtë një dyqani ushqimesh bio, për një arsye të panjohur dhe më pas u përplasën.

Më pas njëri prej tyre nxori një thikë dhe filloi të godiste të tjerët, duke rezultuar në dërgimin e tre personave në spitalin “George Gennimatas”, informon media greke.

Bëhet fjalë për dy grekë të moshës 18 dhe 20 vjeç dhe një shqiptar 30-vjeçar.

20-vjeçari u plagos në shpinë dhe në mushkëri dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Oficerët e policisë shkuan me nxitim në vendngjarje dhe, pas kontrollit, vunë në pranga dy persona, konkretisht një shqiptar 18-vjeçar dhe një grek 17-vjeçar, të cilët do të çohen sot në Prokurori.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb