Një sherr me thika ka ndodhur sot në mesditë në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se sherri ka ndodhur mes një grupi adoleshentësh prej më shumë se 30 vetash, të cilët janë përfshirë në një sherr masiv me thika duke rrezikuar jetën.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë i lënduar për shkak të mbërritjes së policisë në kohë. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të grupit të të rinjve përfshirë efektivë civilë dhe forcat Shqiponja duke arritur të kapë disa prej tyre.

Mësohet se grupi i adoleshentëve ka qenë problematik disa herë ndërsa ky është sherri më masiv mes të rinjve kohët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb