Një 38-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një vajzë tjetër.

Policia bën të ditur se konflikti mes dy vajzave ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vijon puna për kapjen e të dyshuarës.

Njoftim:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases E. Xh, 38 vjeçe, pasi ka goditur me grusht një 26-vjeçare, për motive të dobëta. Punohet për kapjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: