Një konflikt që ka nisur midis dy të rinjve në një lavazh në lagjen “ 15 Tetori” në Fier.
Sherri ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri Eldi Gremi është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve policore , i plagosuri është pronari i një subiekti në zonë. Ai i ka dhënë me qera një biznes autorit, dhe dyshohet që shkak i konfliktit ka qenë pagesa e qiradhënies. Ndërkohë i plagosuri nuk ka dhënë detaje për ngjarjen dhe as emrin e autorit me të cilin është konfliktuar.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave.
