SHKODER- Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e një të treti, konkretisht: Prekë Miri, 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosjes” e kryer në bashkëpunim, Barut Rexhahmataj, 41 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: K.P, 30 vjeç, banues Shkodër, për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , “Kanosjes” e kryer në bashkëpunim.

Më datë 09.08.2016 është njoftuar Salla e Komandimit të Komisariatit Shkodër, se mes shtetasve Prekë Miri, shtetasit K.P dhe shtetasit S.S ka konflikt dhe përdorim të armëve të zjarrit.

Mënjëherë nga forcat policore është vlerësuar maksimalisht situata, janë marrë masa të menjëhershme dhe pas verifikimit është konstatuar se shtetasi Prekë Miri së bashku me shtetasi K.P për motive të dobëta
kanë kanosur me armë zjarri shtetasin S.S, 54 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kqyerja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale: 7 gëzhoja mod 56, një fishek mod 56, si dhe një kapak i kutisë së tytës së një arme zjarri.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: