ELBASAN- Një sherr mes 5 personave në Elbasan ka përfunduar me arrestimin e 3 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollas. Sipas të dhënave zyrtare, janë vënë në pranga shtetasit Ilirjan Muça, Briken Muça dhe Raulent Qevani. Të tre këta persona akuzohen se kanë goditur me mjete të forta shtetasit M.SH., 23 vjeç dhe B.SH., 33 vjeç. Të plagosurit janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
(m.k/BalkanWeb)
