Një sherr ka ndodhur mes disa personave në Fushë Milot. Sipas policisë dy shtetas të moshës 29 dhe 30 vjeç kanë dhunuar një 30-vjeçar.

Konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta. 30-vjeçari pasi ka marrë trajtim mjekësor është larguar në banesë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në fshatin Fushë Milot, dhe N. N., 30 vjeç, banues në fshatin Rubik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shtetasin M. K., 30 vjeç, i cili, pasi mori asistencë mjekësore, u largua në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: