FRANCE-Një emigrant shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një sherri në Francë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Montpellier.
Metropolitain shkruan se adoleshenti shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, është qëlluar 6 herë me thikë.
Ndërkohë, policia ka arrestuar pak orë më vonë autorin e ngjarjes, një shqiptar 16 vjeç. Sakaq, shqiptari i plagosur aktualisht ndodhet në spital.
(ed.me/BalkanWeb)