DIBER – Një konflikt për pronësinë në komunën Maqellarë të Dibrës ka degjeneruar në përdorimin e dhunës mes kushërinjve të fisit Tushilla. Konflikti i nisur kohë më parë ka përfunduar në përdorimin e mjeteve të forta. Për pasojë kanë mbetur të plagosur Ylber Tushilla 38 vjeç, bashkëshortja dhe vajza e tij Elisa 14 vjeç , si edhe kushëriri i tyre më të cilin janë përfshirë në konflikt, Roland Tushilla. KY i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të rënda. Në një deklaratë për “News24”, Ylber Tushilla pretendon se i është zënë rruga nga kushëriri i tij, ndërsa udhëtonte me familjen.
“Ma preu rrugën dhe më gjuajti. Ishte një njeri njëherë, pastaj unë ika se isha më fëmijë, pastaj ma preu rrugën me furgon në krahun tjetër me vëllain e vet dhe më goditi me leva.”- shprehet Ylber Tushilla.
Ngjarjen e ka përjetuar edhe vajza 14-vjeçare, Elisa e cila shprehet se është goditur edhe ajo nga kushëriri.
“Babin e goditën me leva, me dru. Edhe mua më goditën me dru në kokë. ”-shprehet 14-vjeçarja.
Bashkëshortja e tij Julia, shtetase sllovene, e cila jeton jeton në Shqipëri prej 12 vitesh shprehet se dhuna ndaj bashkëshortit të saj është e përsëritur.
“Erdhi dje në vendngjarje policia, por për momentin asgjë, kanë mbajtur krahun e atij. Kam lajmëruar ambasadorin të shohim se çfarë përgjigje do më japin. S’kemi mbrojtje fare këtu në Shqipëri, dhunë, tani edhe mbi fëmijët e vegjël dhunë.”- shprehet Julia Tushilla.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
