TIRANE- Gjithçka nisi si një lojë, por duket se mes dy vajzave ka patur një konfrontim fizik. Pas lojës që i është caktuar banorët kanë marrë dhe ndëshkimin. Eleonora ka marrë si dënim një shuplakë nga Marsuela.
Kjo e fundit duke përfituar nga situata, e ka tejkaluar paska masën, duke shprehur edhe inatet që ka me Eleonorën. Ajo u rrëfen se shuplaka që mori nga Marsuela ishte shumë e fortë dhe se ajo filloi ta ngacmonte për të nxjerrë sa më shumë informacione prej saj.
Banorët e tjerë komentojnë duke mbështetur Eleonorën. “Ishalla duhet ta bëj dhe në spektaklin e së shtunës se do i jap një shuplakë që ta hedh me të vërtetë në pishinë. Dhe po të dal nga shtëpia s’ka gjë, rëndësi ka të dal me zemrën plot”, u shpreh Marsuela. Ndërkaq pritet se çfarë do të vendosë “Big Brother” sonte për përplasjen mes dy banoreve.
(ed.me/BalkanWeb)
