KORCE- Disa persona janë përfshirë në një sherr pasditen e sotme në një restorant në qytetin e Korçës. Pavarësisht kërkesës së menaxherit të lokalit drejtuar policisë së qytetit për të ndërhyrë në normalizimin e situatës, një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur. Uniformat blu kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, e as në atë moment nuk kanë ndërhyrë.
Mësohet se njëri na dhunuesit, është Artur Shalci, vëllai i efektivit të policisë Esat Shalci.
Me qetësimin e ngjarjes, efektivët nuk kanë shoqëruar asnjë prej personave të përfshirë në sherr, madje nuk u mor as dëshmia e menaxherit.
(el.sp/BalkanWeb)
