Personi që shihni në foto është Petrit Ndou, i cili u godit me çekiç për vdekje pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”. Autori i dyshuar është identifikuar si Andi Vokri, i cili u arrestua në flagrancë.
Njoftimi:
Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.
