TIRANE – Një vajzë 20-vjeçare ka kallëzuar në polici një shtetase franceze, me pretendimin se e ka dhunuar fizikisht në aeroportin e Rinasit. Sipas policisë, K.D., 20 vjeçe është konfliktuar fizikisht një ditë më parë në terminalin e aeroportit të Rinasit, me francezen H.D., 19 vjeç.

“Më datë 03.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen franceze H.D., vjeç 19 banuese në Francë, pasi dyshohet se në aeroportin e Rinasit, në ambientet e terminalit të aeroportit është konfliktuar fizikisht me shtetasen shqiptare K.D., vjeç 20, banuese në Tiranë, e cila ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Rinas.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb