Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i rrjetit social “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr 9 të qytetit bregdetar.

Ai ka marrë plagë në parakrah dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. Sipas deklarimeve mësohet se debati ka qenë banal për shkak të komenteve dhe sharjeve në TikTok.

Fabion Kuçi është personazh i skeduar edhe më herët për përplasjet virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: