Juristja Megi Korbi, e ftuar në News24 komentoi dhunën e përhapur tek adoleshentët, që nis shpesh në rrjetet sociale.
Korbi u shpreh se teknologjia e ka shpërndarë dhunën më shumë se dikur.
Sipas saj, duhet bërë shumë punë që fenomeni të marrë fund.
Juristja për të Miturit, Megi Korbi: Ende nuk kemi kuptuar sesi funksionon mekanizmi.
Më herët ndodhte një konflikt i thjeshtë, që mund të zgjaste pak. Teknologjia e tejzgjat konfliktin, sepse 24 orë fëmija mund të jetë në rrjetet sociale.
Dhe e keqja është që rrjetet sociale sa vjen e përdoren më tepër. Duhet punuar më shumë, që të ketë sa më pak rastë të tilla.
