Nga: MIRSAD RAKAJ*
SHKODER-Nё Gjykatёn e Apelit Shkodёr ёshtё zhvilluar gjykimi i çështjes penale nё ngarkim tё Denis Arrila, i akuzuar pёr veprën penale tё vrasjes me paramendim dhe mbajtje pa leje tё armëve luftarake. Ai akuzohet pёr vrasjen e shokut tё tij Indrit Halili, e cila ka nisur pas njё konflikti pёr ndeshjen e futbollit nё njё kalçeto. Nё seancёn gjyqёsore qё u zhvillua me dyer tё mbyllura apeli ka vendosur; Lёnie nё fuqi tё vendimit tё Gjykatёs sё shkallёs sё Parё pёrsa i pёrket cilёsimit ligjor tё veprёs penale dhe fajësisë pёr kryerjen e veprёs penale tё “Vrasjes me paramendim e kryer pёr hakmarrjes.
Nё aplikim tё gjykimit tё shkurtuar pёr Denis Arrilen apeli vendosi dёnimin me 35 vite burgim. Viktima Indrit Halili asokohe 26 vjeç u ekzekutua me 12 plumba kallashnikovi nё derën e shtëpisë me 5 nёntor 2014 nё vendin e njohur si “Mahalla e Re” nё lagjen “Partizani” tё Shkodres. Dy tё rinjtë qё kishin qenё shokё me njёri-tjetrin kishin pasur njё sherr tё hapur mes tyre pas njё zënkë nё kalceto. Autori, Denis Arrila ka qenё nё njё automjet dhe nga krahu i pasagjerit ka qëlluar nё drejtim tё Halilit, i cili humbi jetёn rrugёs pёr nё spital. Pas kryerjes së krimit autori u largua nga vendi i ngjarjes i favorizuar edhe nga errësira në rrugë.
Nё atё kohё policia bёri tё ditur se Indrit Halili së bashku me 2 persona të tjerë nën kërcënimin e armës e kishin hipur me forcë në makinë Denis Arrilën dhe e kishin çuar në vendin ‘Zalli i Kirit’ në periferi të Shkodrës dhe e kishin torturuar dhe goditur me qytën e automatikut. Pas disa orësh tortura ata e kishin lënë të ikte. Por Denis Arrila nuk ia ka falur këtë gjë dhe një natë më pas e kishte pritur Indrit Halilin teksa po kthehej në shtëpi dhe e ka qëlluar me 12 plumba automatiku. Sipas policisë autori dhe viktima ishin njohur më parë me njëri-tjetrin. Viktima Indrit Halili në vitin 2011 ka qenë shofer i kreut të Komunës Rrethina Klevës Muja ndërsa ishte i angazhuar me partinë socialiste. Sipas bluve ai kishte qenë i ndaluar më parë për kundërshtim të forcave të policisë.
Autori i dyshuar ishte mbajtur në vëzhgim nga agjentët e policisë kriminale të cilët kishin ndjekur të gjitha lëvizjet e Arrilës. Ky i fundit u arrestua njё javё mё vonё në një lagje të Tiranës dhe nuk ka bërë rezistencë. Mësohet se që nga dita që kishte kryer vrasjen ai ishte larguar nga Shkodra dhe strehohej i vetëm në një banesë në kryeqytet.
(ma.ar/BalkanWeb)
