Lezhë- Dy persona mbetën të plagosur pas një sherri të ndodhur në ishull-Lezhë. Në pranga ka rënë autorit i dyshuar i plagosjes.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një berberhane, ku shtetasi 40-vjeç është konfliktuar me pronarin e objektit dhe një 24-vjeçar.
Gjatë konfliktit janë përfshirë edhe shtetasi B. D., 35 vjeç (daja i pronarit), si dhe shtetasi A. Z., 52 vjeç, i cili ka qenë klient në momentin e ngjarjes.
Shtetasi D. K. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit R. Sh. dhe A. Z., të cilët kanë marrë dëmtime në pjesën e dorës, ndërsa shtetasi B. D. nuk ka pësuar dëmtime.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë paraqitur në Komisariat për të bërë kallëzim lidhur me rastin.
Autori i dyshuar, shtetasi D. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thika). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
