Një sherr masiv raportohet të ketë ndodhur në Palasë një ditë më parë, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim dy persona, një nga Tirana dhe tjetri nga Durrësi.

Nga video e siguruar nga gazetari Igli Çelmeta për BalkanWeb shihet një grup personash që përfshihen në një përplasje të dhunshme, nga e cila ka mbetur i plagosur me sende të forta një 42-vjeçar.

Nga pamjet dallohen një grup personash, në një prej lokaleve të zonës, që shkëmbejnë breshëri grushtash e shkelmash, por pa lënë mënjanë as përdorimin e mjeteve rrethanore.

Gjithashtu Prokuroria po heton për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në sherr, ndërsa nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë të rinjtë të përfshihen në këtë konflikt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb