KURBIN

Detaje të reja nga ngjarja që ndodhi pas mesnate në Mamurras, ku mbetën të plagosur shtetasit Gentian Diva, 40 vjeç, banues në Fushë-Mamurras dhe Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës. Policia arrestoi pas ngjarjes 19-vjeçarin Andi Diva, nipi i një prej të plagosurve, ndërsa në banesën e tij u gjet dhe një armë.

Por, gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se autorët e dyshuar të plagosjes të shpallur në kërkim nga policia janë Kastriot Lleshaj dhe Armando Lleshaj, kushërinj me njëri-tjetrin.

SI NISI SHERRI
Konflikti ka nisur pasi dy kushërinjtë Lleshaj kanë ngacmuar një vajzë që ishte në praninë e të plagosurve. Fillimisht ata kanë debatuar me njeri-tjetrin dhe kur Gentian Diva me nipin e tij Andin dhe 39-vjeçarin Skonja po largoheshin me makinë, kushërinjtë Kastriot dhe Armando Lleshaj kanë qëlluar me armë duke plagosur dy prej tyre. Të dy ata janë shpallur në kërkim nga policia.

Por përgjigje me zjarr ka pasur dhe nga pala e dëmtuar, ndërsa 19-vjeçari Andi Diva është kapur në flagrancë me armë nga policia. Arma e përdorur prej autorëve të dyshuar nuk është gjetur nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: