Këto janë pamjet nga vendi ku mbeti i plagosur 34-vjeçari Festim Axhami në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Ashtu siç raportoi për “BalkanWeb” gazetari Igli Çelmeta, Axhami ka mbetur i plagosur pas konfliktit për çështje pronësie me Emërli Murtatin.

Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri drejt 34-vjeçarit duke e lënë të plagosur në këmbë.

Ndërkohë mësohet se viktima ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb