Aktivisti Edison Lika iu drejtua protestuesve dhe diasporës së mbledhur në Tiranë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Rroftë Diaspora! Diaspora është këtu. Ju erdhi fundi! A do t’i largojmë ata që ju larguan nga ky vend apo jo? Për çfarë keni ardhur sot? Për të kërkuar dorëheqje!”, u shpreh Lika.

Ai tha se prania e diasporës i ka dhënë një tjetër dimension protestës, e cila vijon prej 76 ditësh në Tiranë.

“Ky shesh ka 76 ditë që duket i bukur, por secili i bie një nur kur vjen Diaspora. Diaspora e zbukuron sheshin. Dorëheqje!”, deklaroi aktivisti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: